Publications
Udhëzues për Start-upet
Publishing date: 7 maj 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Office of the Co-ordinator of OSCE Economic and Environmental Activities
What we do: Veprimtaritë ekonomike, Sajber/ TIK Siguri, Arsimi, Mirëqeverisja, Rinia
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky udhëzues është një dokument praktik për start-upet me informacion rreth themelimit, regjistrimit dhe mbarëvajtjes së aktivitetit ekonomik në përputhje me kërkesat e legjislacionit të zbatueshëm në Shqipëri.
Politika ndëshkimore në rastet e posedimit të paligjshëm të armëve
Publishing date: 15 prill 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron analizë të të dhënave nga rastet e posedimit të paligjshëm të armëve të mbledhura nga programi i monitorimit të gjykimeve të Misionit të OSBE-së në Kosovë nga muaji dhjetor 2020 deri në gusht 2023 dhe vlerëson praktikat e dënimit gjyqësor për pajtueshmërinë me gjykimin e drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë për dënime të drejta dhe të qëndrueshme.
Udhëzues për ofruesit e shërbimit të ndihmës juridike parësore
Publishing date: 5 mars 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Të drejtat e njeriut, Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Mbi mënyrën e komunikimit dhe pritjes së qytetarëve të kategorive vulnerabël. Botuar me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.
Raport mbi braktisjen e shkollës: Përtej numrave të braktisjes së arsimit të obligueshëm në sistemin e Kosovës 2020-2023
Publishing date: 1 mars 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Arsimi
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një përmbledhje të shifrave të braktisjes së shkollës nga komunitetet joshumicë nga sistemi arsimor i Kosovës ndërmjet viteve 2020 dhe 2023, analizon shkaqet e rasteve individuale dhe shqyrton iniciativat e suksesshme për kthimin e fëmijëve në shkollë, sipas mandatit të OSBE-së për të monitoruar dhe promovuar të drejtat e njeriut.
Thirrje për aplikim- Programi “EmPOWER” për gratë politikane në nivel lokal 2024
Publishing date: 23 shkurt 2024
Content type: Poster
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Misioni i OSBE-së në Kosovë ju fton të aplikoni për edicionin e tretë të Programit “EmPOWER” për gratë politikane në nivel lokal. Në qoftë se jeni drejtuese e zgjedhur me votë në nivel lokal dhe/ose aktiviste e angazhuar në politikat dhe proceset vendimmarrëse në nivelin lokal që lidhen me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, nëse dëshironi të avanconi karrierën tuaj dhe ç' është më e rëndësishmja, të jeni faktor i ndryshimit, atëherë – ky është programi i duhur për ju. EmPOWER është një program shtatëmujor – nga muaji maj deri në nëntor – që përbëhet nga punëtori dhe seanca obligative trajnimi. Tridhjetë kandidate që i plotësojnë kriteret e kualifikimit do të përzgjidhen për të marrë pjesë. Ju lutemi që aplikacionin tuaj ta dorëzoni deri më 15 mars 2024 (në ora 23:59).
Çështje të Lidhura me Procesin e Rregullt Gjyqësor për të Paraburgosurit me Nevoja të Shëndetit Mendor
Publishing date: 16 shkurt 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Të drejtat e njeriut
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport ofron një analizë të të dhënave të mbledhura nga programi monitorees i gjykatave i Misionit të OSBE-së në Kosovë në periudhën janar-dhjetor 2022 dhe identifikon trendet në praktikat e prokurorisë, mbrojtjes dhe gjykatës në lidhje me shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve me nevoja të shëndetit mendor në Kosovë. Ky raport analizon praktikën gjyqësore në raport me pajtueshmërinë me të drejtën për gjykim të drejtë dhe standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
Doracak për vlerësimin e ndikimit të rregullativës mbi barazinë gjinore
Publishing date: 13 shkurt 2024
Content type: Udhëzues / Manual
Where we are: Misioni i OSBE-së në Shkup
What we do: Mirëqeverisja, Barazia gjinore
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky Doracak është një mjet praktik për vlerësimin e ndikimit të rregullativës dhe të politikave në nivelin qendror dhe lokal të qeverisjes dhe i njëjti synon të lehtësojë procesin e përfshirjes së perspektivës gjinore në vendimmarje. Doracaku ofron informacion bazë dhe udhëzime praktike se si të vlerësohet ndikimi i barazisë gjinore në politikat, vendimet dhe rregulloret e miratuara. Metodologjia dhe mjetet praktike të paraqitura në këtë Doracak mund të zbatohen edhe për grupet e tjera vulnerabël të shoqërisë, si: personat me aftësi të kufizuara, grupet minoritare, etj.
Sistemi i drejtësisë në Mitrovicë gjendja para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe personelit administrativ serbë të Kosovës
Publishing date: 9 shkurt 2024
Content type: Studim / raport
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
What we do: Sundimi i ligjit
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky raport shqyrton të dhënat statistikore në dispozicion publik dhe vrojtime faktike të mbledhura rreth funksionimit të institucioneve të sistemit të drejtësisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës para dhe pas dorëheqjes masive të gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit administrativ serb të Kosovës në nëntor 2022. Raporti identifikon ndikimin e dorëheqjeve në sistemin e drejtësisë në Mitrovicë me fokus në sundimin e ligjit dhe standardet e gjykimit të drejtë, veçanërisht të drejtën për gjykim brenda një kohe të arsyeshme dhe qasjen në drejtësi.
Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB) 2023
Publishing date: 31 janar 2024
Content type: Pasqyrë faktesh
Where we are: Misioni i OSBE-së në Kosovë
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Kjo fletë informative përmban të dhëna për Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB)
Manual për zhvillimin e gjyqit imitues në Shqipëri
Publishing date: 19 dhjetor 2023
Content type: Studim / raport
Where we are: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri
What we do: Combating trafficking in human beings
Publisher: Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë